• 10410428_919850454734600_3281976929086767113_n

    Simultane Shahu 

    Ditën e shtunë kampionët kombëtarë të shahut, Eglantina dhe Saimir Shabanaj, ishin mes të rinjve të Qendrës Rinore për t’i prezantuar ata me eksperienca fantastike dhe botën profesionale të shahut. Në fund organizuam me ta një simultane shahu.

    Qëllimi jonë është që të rinjtë jo vetëm të angazhohen dhe përmirësohen në shah, por poashtu të marrin eksperienca për të përballuar me një mendje të kthjellët, të qetë dhe praktike sfidat me të cilat jeta i përball çdo ditë.

  • 11014671_918562218196757_5245509715902918034_n

    Emancipimi nuk eshte import.

    Sesioni i dyte i trajnimit te vullnetareve tona ne projektin GLOW. Muajin tjeter keto te reja do te udheheqin vajza 15-18 vjec ne nje program qe synon t’i aftesoje ato per jeten dhe te pregatise per te qene lideret e se ardhmes. Emancipimi nuk eshte import, por produkt i vajzave me te guximshme te ketij brezi. ‪#‎QendraRinoreTirane‬ ‪#‎GLOWTirana‬‪#‎GLOWAlbania‬

  • 11013096_918268464892799_1478235581240115891_n

    Forumi për Kartën e Studentit

    Live @QendraRinore Forumi për Kartën e Studentit organizon një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile, pedagogë dhe studentë.

  • 10403613_917968714922774_7428607873292419182_n

    Java e Rinise

    Nisi nata poetike shoqëruar prej këngëve fantastike të Aslaidon Zaimaj @QytetStudenti, Bar Santa Lucia. ‪#‎JavaRinise‬

  • 11081312_917894361596876_7258818989233281580_n

    Ora e Tokes

    Sot ‪#‎ANEPAlbania‬ organizoi tek ‪#‎QendraRinoreTirane‬ aktivitetin e hapjes se eventeve ne kuader te Ores së Tokes. Te rinjte e Tiranes ekspozuan ne hapesiren e Qendres punime artistike sensibilizuese ne lidhje me ceshtje te ndryshme ambjentaliste.

  • 11081238_880311455365690_1189275534951957225_n

    GLOW

    Sot tek Qendra Rinore filluan trajnimet per klubet GLOW(Girls Leading Our World). Po pregatisim vullnetaret tona qe te udheheqin vajzat 15-18, duke i ndihmuar ato te zhvillojne aftesite drejtuese, rrisin ndergjegjesimin per veten, njohurine mbi shendetin dhe mireqenien e tyre dhe promovojne besimin se cdo vajze mund te beje ndryshimin ne komunitetin e saj.

  • 11035841_916765985043047_2949267637899112825_n

    Ekspozita e fotografise, Qendra Rinore Vlore

    Vijon me Qendrën Rinore të Vlorës projekti i kthimit të hapësirave tek të rinjtë!

    Më 20 mars të rinjtë e Qendrës Rinore të Vlorës organizuan një “Ekspozitë të Fotografisë”. Pjesëmarrës ishin studentët e 9 gjimnazeve të Vlorës, të cilët shpalosën vizionin dhe talentin e tyre me rreth 300 fotografi të kuruara artistikisht.

    Nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” u përfshinë në ekspozitë duke luajtur në violinë dhe harqe për të krijuar një atmosferë sa më festive.

    Në përfundim, për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës u shpërndanë çertefikata.

  • 11081107_916253845094261_8849981797786365712_n

    World Water Day

  • 11007739_916676458385333_7245649762326906311_n.jpg

    Slam Poetry

    “Slam Poetry” është një lëvizje kulturore mbarëbotërore që bazohet në kombinimin e krijimit poetik origjinal, performimin dinamik dhe ndërgjegjësimin social. Duke besuar se poezia është një formë komunikimi dhe formimi jo vetëm për elitat kulturore, por për të gjithë të rinjtë, Slam Poetry ndodh në një larmi hapësirash; nga kafenetë dhe baret e lagjeve tek skenat me zë të teatrit.

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, të shtunë 21 mars Jonida Beqo (Gypsee Yo) – kampione ndërkombëtare e këtij zhanri – bëri një prezantim të kësaj lëvizje kulturore për të gjithë të rinjtë e Tiranës të interesuar për t’u angazhuar në këtë fushë.

    Poashtu Qendra Rinore do të lançojë në prill një projekt trajnimi për të gjithë të rinjtë e interesuar.

  • Global Money Week (Round 3)

    Global Money Week u përmbyll ditën e enjte, 12 mars, me një workshop interaktiv nga Startup Live Tirana, rreth hapjes së një biznesi prej të rinjve.

Page 1 of 212