• DSC_4033

    TAKIM ME PUNONJËSIT DHE DREJTUESIT SOCIALË @QENDRA RINORE

    Ditën e premte Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizoi tek Qendra Rinore e Tiranës një takim me punonjësit dhe drejtuesit socialë.
    Përgjatë diskutimit, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, theksoi:

    “Dhuna ndaj përfituesve nuk duhet të ekzistojë në institucionet tona të përkujdesit shoqëror, në asnjë lloj forme që të shfaqet. Dhuna nuk tolerohet! Personeli i institucioneve që sot e tutje do të testohet, vëzhgohet e monitorohet në 24 orë nëpërmjet mekanizmave të inspektimit të shërbimit shoqëror, të cilët do të marrin masa të menjëhershme për reagim ndaj çdolloj evidentimi të situatave të ndryshme problematike, të ngjashme me ato të një jave më parë.

    Personalisht do të ndëshkoj rëndë çdo akt të tillë dhune dhe do të dërgoj në ndjekje penale çdo personel apo drejtues që neglizhon situata të tilla. Do të dërgoj pranë organeve të hetuesisë edhe çdo punonjës apo dëshmitar prej tyre, që nuk denoncon në kohë reale situata të tilla të papranueshme dhune. Le të jetë e qartë për të gjithë: nuk ndëshkohet penalisht vetëm personi që ushtron dhunë, por edhe personi apo personat që janë dëshmitarë të dhunës dhe nuk e raportojnë atë. Ajo që ndodhi në Shkodër le të jetë një ngjarje që të na bëjë të gjithëve të mendojmë se sistemi ka nevojë shumë për ndërhyrje.

    Ka nevojë shumë për ristrukturim, ka nevojë shumë për reformë të thellë. Ajo që ndodhi dhe që e panë njerëzit në televizion shqetësoi padyshim çdo prind dhe çdo qytetar të këtij vendi.”

     

  • 111111111111111

    Shkolla Verore “Bashkëbisedimi Ndërkulturor në Epokën Dixhitale”

     

    Cfarë është “Bashkëbisedimi Ndërkulturor”?

    “Bashkëbisedimi ndërkulturor është një shkëmbim i hapur dhe në respekt të pikëpamjeve të ndara midis individëve dhe grupeve që u përkasin kulturave të ndryshme i cili çon në një mirëkuptim më të thellë të perceptimit global të të tjerëve” (Këshilli i Evropës, 2014)

     

    Përshkrimi i Aktivitetit

    Shkolla Verore “Bashkëbisedimi Ndërkulturor në Epokën Dixhitale” është një nisëm e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë për Sportin dhe Rininë të Serbisë e mbështetur gjithashtu nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Kjo shkollë verore do të mbledh 17 të rinj shqiptar dhe 17 të rinj serb. Ajo do të zhvillohet në periudhen 26-31 Korrik 2015. Temat kryesore që do të diskutohen në Shkollen Verore do te jenë rreth bashkëbisedimit ndërkulturor dhe sfidave që perballet rinia në ditët e sotme. Kjo shkollë do të jetë një ndërthurje midis aktiviteteve interaktive mbi bashkëbisedimin ndërkulturor, vizitave në vende kyçë të historisë shqiptare dhe vizitave studimore në institucione relevante si Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqënies  Sociale dhe Rinisë dhe Kryeministria.

     

    Organizimi i Shkollës Verore

    Shkolla Verore “Bashkëbisedimi Ndërkulturor në Epokën Dixhitale” do të diskutoj me të rinjtë tema të ndryshme si sfidat që rinia përballet sot, angazhimin e të rinjve në jeten politike dhe sociale, demokracia, zhvillimin e bashkëbisedimit ndërkulturor, dhe çështjet si stereotipet apo paragjykimet. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë vizitojnë Zyren e Kryeministrit dhe të takojnë zyrtarë të lartë shtetëror nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, dhe Kryeministria. Pjesëmarrësit gjithashtu do të njihen me disa vende simbolike të historisë shqiptare, si për shembull Bunkart-in dhe Shtëpinë e Gjetheve në Tiranë.

    Shkolla Verore do ti krijoje mundësinë të rinjve të shkëmbejnë eksperienca dhe ide në promovimin e angazhimit të rinisë në jetë politike dhe sociale të shteteve të tyre. Kjo shkollë do të zhvillojë aftësitë për bashkëbisedim ndërkulturor të pjesëmarrësve dhe do të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve ndërmjet të rinjve shqiptar dhe serb.

     

    Qëllimi i Shkollës Verore

    • Krijimi i urave bashkëpunuese midis të rinjve shqiptar dhe serb
    • Promovimin e aktiviteteve shkëmbyese midis të rinjve
    • Lehtësimin e nismave për projekte bashkëpunuese rinore ndermjet dy shteteve
    • Shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave ndërmjet të rinjve shiptar dhe serb
    • Zhvillimin e aftësive të bashkëbisedimit ndërkulturor të pjesëmarrësve

     

    Pjesëmarrësit duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

    • Të jenë nga mosha 18-26 vjeç;
    • Të jenë aktivist ose të interesuar në çështjet rinore;
    • Të zotërojnë gjuhën angleze në një nivel mbi mesatar;
    • Të kenë interes për temat që lidhen me bashkëpunimin ndërkulturor.

     

    Çfarë ofron Shkolla Verore?

    • Njohjen me traditat dhe kulturën shqiptare e serbe
    • Vizita në institucione shtetërore si Kryeministria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
    • Njohjen me disa vende simbolike të historisë shqiptare si Bunkart dhe Shtepia e Gjetheve
    • Mundësinë për të zgjeruar rrjetin tuaj të kontaktit
    • Shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave me të rinj të tjerë
    • Njohjen me politikat rinore në shqipëri dhe serbi

     

     

    *Për të hapur aplikimin ju duhet të zotëroni një adresë e-mail gmail.

     

    Link-u i aplikimit:

    https://docs.google.com/forms/d/1uVment4iZqIE75p_hpGQ6stRBoDy-Ns2H1ejW1UQ17E/edit

     

    Apliko TANI! Afati i fundit për aplikim është data 17 Korrik

  • DSC_0982

    Talk to Her: Dare to be inspired by real voices

    “Talk To Her”, është një aktivitet i ideuar në kuadër të shkollës verore “Make it Possible” mbi Objektivat e Mijëvjeçarit. Ky aktivitet kishte si qëllim të sillte në vëmendjen e të rinjve dy nga Objektivat e Mijëvjeçarit që janë: Barazia Gjinore dhe Fuqizimi i Femrave. Për këtë ishin të ftuara tre femra të guximshme në një bashkëbisedim të hapur ku të rinj të moshave të ndryshme patën mundësinë të dëgjonin tre histori suksesi krejt unike dhe shumë frymëzuese.

    Të ftuarat ishin:

    Znj. Jonida Beqo, aktualisht Drejtoreshë e Qendrës Rinore Tiranë dhe një kampione e skenave për poezinë e performuar/slam poetry.

    Znj. Bonnie Scott, ish- businessëomen e sukseshme amerikane, tashme vullnetare e Peace Corps.

    Znj. Juliana Sinanaj, Drejtoreshe e NGO “Nerez dhe Ide”, ka kontribuar me anë të projekteve për probleme të ndryshme sociale, ku midis të tjerave dallojmë pershirjen e grave në fusha të ndryshme të jetës si dhe angazhimin aktiv të të rinjve.

  • 10452312_958532310866414_7304364302902771758_n

    Qendra Rinore e Tiranës prezanton: Girls Leading Our World (GLOW)

    Më 12 qershor organizuam ‪#‎GLOW‬ (Girls Leading Our World) tek Salla Liria, Qyteti Studenti.
    Një nga projektet më të suksesshme të ndërmarra prej Zonjës së Parë, Michelle Obama, GLOW synon fuqizimin dhe trajnimin në lidership për vajzat. Konteksti i vështirë patriarkal shqiptar e bën edhe më të rëndësishme ndërmarrjen e një nisme të tillë.
    Përgjatë aktivitetit u çertifikuan si trajnuese të reja të GLOW 40 vajza nga gjimnazet e Tiranës, pas më shumë se 1000 orë trajnimesh të shtrira në muajt e fundit. Pjesëmarrës në çertifikimin e brezit të parë të vajzave GLOW ishin edhe përfaqësues të Shërbimit Kombëtar për Rininë dhe Peace Corps, të cilët ishin bashkëpunëtorë perfektë në realizimin e projektit.


    GLOW u përshëndet edhe nga Dr. Ariel Ahart, bashkëshortja e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu.


    GLOW rikthehet në shtator për të mbrujtur brezin e dytë të vajzave që udhëheqin botën tonë.

    Kronika mbi aktivitetin: https://www.youtube.com/watch?v=f7Kic8Stw1s

  • glowposter

    Qendra Rinore e Tiranës prezanton: GLOW

    Ditën e premte, dt. 12 Qershor

    Ora 10:00

    @Salla “Iliria” (Qyteti Studenti)

    Qendra Rinore Tiranë, degë e Shërbimit Kombëtar për Rininë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me American Peace Corp dhe Ambasadën Amerikane, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ju fton në aktivitetin për certifikimin e trajnerëve GLOW Tirana.

    Misioni i GLOW Albania është “Të zhvillojmë potencialin e lindur të vajzave në Shqipëri duke u dhënë atyre aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u shndërruar në lidere aktive të komuniteteve të tyre”.

    Gjatë kësaj periudhe 10-javore të organizimit dhe drejtimit në klubet GLOW, janë përfshirë 40 vullnetare që kanë investuar mbi 1000 orë në shërbim të vajzave në 14 shkolla publike të Tiranës, mosha 14-18 vjeç.

    Ky aktivitet do të mbahet të premten 12 qershor, në orën 10:00 AM, Salla Iliria, Qyteti Studenti me pjesëmarrjen e veçantë të Dr. Ariel Ahart, eksperte në fushën e Shëndetit Publik dhe bashkëshortja e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri.

  • _MG_7156

    Ekspozita “Self-Expression”

    Nga hapja e ekspozitës “Self-Expression”. Kjo ekspozitë lindi nga dëshira për të përfshirë artistë të rinj, shumë prej të cilëve janë ende të panjohur në botën artistike shqiptare.
    Ekpozimet e “Self-Expression” vërtetojnë se me pak hapësira rinore e dedikim, mund të jemi duke dëshmuar një të ardhme me shpresë për artin në vendin tonë.
    Ekspozita do të jetë e hapur tek Qendra Rinore e Tiranës çdo ditë deri më 12 qershor.

  • Kampi Pa Emer

    Korpusi i Vullnetarëve Shqiptar

    shkr

    Thirrje për aplikim

    Shërbimi Kombëtar për Rininë është krenar të prezantojë thirrjen e parë të aplikimeve për Korpusin e Vullnetarëve Shqiptarë. Ky program bazohet në historinë e suksesshme të Americorps dhe Korpusit të Paqes Amerikan dhe dëshirës së identifikuar mes të rinjve për të ndihmuar në komunitetin e tyre si dhe komunitete të tjera në nevojë brenda Shipërisë. Shërbimi Kombëtar për Rininë krijon për herë të parë mundësinë për të rinjtë e moshave 18-29 vjeç të kontribuojnë në komunitete me kapacitete të limituara dhe të jenë pjesë e tyre duke ndihmuar në fushat ku ato zotërojnë më shumë aftësi.

    Cfarë është vullnetarizmi?

    Termi vullnetarizëm është keqpërdorur për vite me rradhë në Shqipëri për shkak të një regjimi jo të shkurtër diktatorial, i cili fjalën vullnetarizëm e përdori për të përfaqësuar punën e detyruar. Në vitet e fundit shihet një ndryshim në mentalitet, sidomos në rradhët e të rinjve, lidhur me konceptin e vërtetë të vullnetarizmit.

    Bazuar në Kartën Evropiane “Mbi të Drejtat dhe Detyrat e Vullnetarëve”, vullnetar është ai person që me zgjedhje të lirë personale, ndërmerr aktivitete në të mirë të shoqërisë. Këto aktivitete ndërmerren pa arsye përfitimi duke ndihmuar në zhvillimin personal të vullnetarit i cili investon kohë dhe energji për ti shërbyer një të mire të përgjithshme, pa përfitime financiare.

    Qëllimi dhe parimet e vullnetarizmit:

    • Vullnetarizmi sjell benefite për vullnetarët dhe komunitetin;
    • Shërbimi i vullnetarëve është i papaguar;
    • Vullnetarizmi është gjithmonë një zgjedhje personale;
    • Vullnetarizmi është një mënyrë që qytetarët të përfshihen në aktivitetet e komuniteteve ku jetojnë;
    • Vullnetarizmi është një mënyrë për të prekur nga afër realitetin e komuniteteve të ndryshme dhe një mënyrë për të adresuar çështje të ndryshme sociale dhe ambientaliste;
    • Vullnetarizmi është një aktivitet që zhvillohet në sektorin jo-fitim prurës;
    • Vullnetarizmi promovon të drejtat e njeriut dhe barazinë.

    Cfare nuk është vullnetarizëm?

    Vullnetarizmi nuk është:

    • Puna e detyruar në komunitet promovuar nga regjimi komunist
    • Praktikë ose stazh pune
    • Periudhë prove për tu punësuar
    • Punë e paguar

    Cilat janë të mirat e të shërbyerit si vullnetarë?

    Vullnetarizmi është një mënyrë shumë e mirë për të zhvilluar aftësitë e gjithsecilit, për të eksploruar më shumë mundësi karriere, për të krijuar shoqëri të reja e mbi të gjitha për të kaluar një kohë të mirë në mënyrë produktive dhe efiçente. Personat të cilët janë të interesuar në eksperiencën si vullnetarë shpeshherë pyesin veten: “Çfarë të mirash përfitoj unë nga shërbimi si vullnetar?”. Kjo pyetje duket sikur bie ndesh me parimet e pastra të vullnetarizmit,  por nuk është kështu. Nëçdo eksperiencë jetësore duhet te kesh pritshmëritë e duhura, por të bazuara në realitet. Vullnetarizmi ndikon pozitivisht në rritjen personale dhe profesionale të vullnetarit.

    Më poshtë do të mund të gjeni disa nga benefitet e vërenjtura nga shërbimi si vullnetarë:

    • Zhvillimi i aftësive personale – Eksperienca si vullnetarë ndikon në zhvillimin e aftësive të reja si zgjidhja e shpejtë dhe efiçente e problematikave të ndryshme, menaxhimi i situatave emergjente, organzimi i një eventi etj. Vullnetarizmi ndihmon edhe në përmirësimin e aftësive egzistuese të individit ose përdorimi i tyre në mënyra inovative.
    • Eksplorimi i mundësive të reja për karrierë – Pavarsisht moshës dhe profesionit aktual, shërbimi si vullnetarë të përqas me situata dhe fusha të reja duke zgjeruar horizontin e mundësive dhe të përfshirjes. Kjo mund të drejtojë vullnetarin në zbulimin e pasioneve të reja ose në konsolidimin e pasionit që zotërojnë.
    • Rritja personale – Gjatë shërbimit si vullnetarë, individët pjesëmarrës përballen me realitete të paprekura më parë prej tyre, duke filluar nga analfabetizmi në rradhën e të rriturve deri tek shëndeti publik ose mirëqenia e kafshëve. Perballja me realitete të tilla ndikon në perceptimin personal të jetës duke rritur empatinë sociale dhe humanizmin tek personat pjesëmarrës në program.
    • Socializimi –Socializimi lidhet me zgjerimin e rrjetit të kontakteve të vullnetarit i/e cili/a mund të njihet me persona të profileve të ndryshme gjatë kësaj eksperience. Këto marrëdhënie kanë potencial për të krijuar ura bashkëpunimi në të ardhmen.
    • Ndiko në komuntitet –Vullnetarizmi është një nga metodat më efeketive e cila ndikon pozitivisht në komunitet dhe në jetën e personave të cilët nuk kanë mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre.

    Kush do të kujdeset për jetesën e vullnetarëve gjatë shërbimit të tyre?

    Programi i vullnetarizmit mundëson për të gjithë vullnetarët mbulimin e shpenzimeve bazike të jetesës duke lehtësuar qëndrimin e tyre. Këto shpenzime përfshijnë:

    • Shpenzimet minimale te jetesës duke përfshirë fjetjen dhe ushqimin;
    • Transport me mjete publike për në vendin ku do të ushtrohet puna si vullnetarë si dhe kthimi në vendbanimin e tyre në fund të shërbimit;
    • Kostot e trajnimit.

    Cila do të jetë puna e vullnetarëve?

    Në këtë thirrje të parë vullnetarët shqiptar do të punojnë së bashku me vullnetarët amerikanë duke ndihmuar dhe asistuar në punën e tyre. Korpusi i Paqes Amerikan nëpërmjet dy kampeve të saj të përvitshme si Vajzat Drejtojnë Botën Tonë (Girls Leading Our World – GLOW) dhe Ambasadorët e Natyrës (Outdoors Amabassadors – OA) do të gëzojnë ndihmën e vullnetarëve shqiptar.

    GLOW organizon kampe verore për vajza të shkollave 9-vjecare dhe gjimnazeve. Gjatë kampeve do të zhvillohen seminare (workshop) ku do diskutohen tema si udhëheqja, besimi në vetvete, pamja e jashtme, karriera, shëndetësia, media, të drejtat e njeriut etj. Përveç tyre, pjesë e kampeve do jenë edhe aktivitete sportive (joga, futbolli, vet-mbrojtja, kërcim etj.), punët e dorës (kolazh me foto, byzylyk dore etj.) dhe lojrat zbavitëse të cilat zhvillojnë aftësitë komunikuese dhe punën në grup. Kampi Kombëtar i GLOW do të mbledhë sëbashku vajzat drejtuese nga e gjithë Shqipëria për të praktikuar dhe mësuar më shumë mbi udhëheqjen me qëllimin për ti përdorur këto aftësi të mësuara në komunitetin ku ato jetojnë.

    Ambasadorët e Natyrës është një program i cili edukon fëmijët mbi mjedisin dhe sfidat ambientaliste. Pjesëtarët e këtij programi përfshihen në aktivitete të zhvilluara  brenda shkollave të tyre si dhe në aktivitete në natyrë për të vërejtur dhe eksploruar nga afër problematikat mjedisore.

    Të rinjtë vendosen para sfidës së identifikimit të çështjeve më emergjente  të mjedisit në komunitetin e tyre. Puna e tyre vazhdon duke planifikuar, zhvilluar dhe implementuar projekte për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit mbi problematikat e adresuara. Kampi Kombëtar i Ambasadorëve të Natyrës do të mbledhë sëbashku drejtuesit e OA në të gjithë Shqipërinë duke zhvilluar tek të rinjtë aftësitë udhëheqëse dhe të menaxhimit të një projekti.

    Disa të dhëna mbi Korpusin e Paqes Amerikan

    Korpusi i Paqes Amerikan u themelua më 1 Mars 1961 nga presidenti Amerikan John F. Kennedy duke ftuar vullnetarët Amerikan të japin kontributin e tyre në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe human të vendeve ku ata do të shërbejnë. Qeveria Shqiptare ftoi Korpusin e Paqes Amerikan në Mars të vitit 1991. Grupi i parë i vullnetarëve përbëhej nga 21 vullnetarë të cilët mbërritën në Qershor 1992. Vullnetarët amerikan u larguan nga  Shqipëria në vitin 1997 për shkak të trazirave në vend dhe munguan per 6 vite. Ato u rikthyhen në Mars të vitit 2003 dhe që atëher vazhdojnë të punojnë në Shqipëri si mësues të gjuhës Angleze, promotorë shëndetësor si dhe këshilltarë të biznesit dhe qeverisë.

    Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e këtij programi?

    Për të aplikuar në këtë program ju lutem sigurohuni që jeni të log-uar në adresën tuaj Gmail dhe më pas klikoni linkun më poshtë. Në rast se nuk zotëroni një adresë Gmail, ju lutemi të hapni një të tillë dhe më pas të klikoni tek link-u që ndodhet në këtë faqe.

    https://docs.google.com/forms/d/1mnpf45wE3RwDGCtsV3i_U45EDu6LH1bB9XRvDkr_7vA/viewform

     

    Afatet që duhen ndjekur për të aplikuar në Korpusin e Vullnetarëve Shqiptar:

    AVC Application Deadlines_ALB

  • 10923828_901778369845162_2667605272249420433_n

    Ekonomia e gjelber

    Ceremonia e Shperndarjes se certifikatave per kursin nje javor te leksioneve mbi parimet e Ekonomisë së “Gjelbër” me studentet e Universitetit te Bujqësor të Tiranës.

    Ky aktivitet ishte permbyllja e fazes se pare te projektit per Ekonomine e Gjelber, i cili i hap rruge ideve te gjelberta te studenteve, ne zhvillim te disa mekanizmave efektiv qe lidhen me zhvillimin e ekonomise se “Gjelber” ne Shqiperi, permes integrimit te Informacionit, Edukimit, Inovacionit dhe Nxitjes se Sipermarrjes.

     

  • 11150755_933543086698670_2214535541525057097_n

    Keshillim drejt Punesimit dhe Sipermarrjes

    Organizata Swisscontact tani @Qendra Rinore Tirane : “Keshillim drejt Punesimit dhe Sipermarrjes” projekt i ri per perfshirjen e te rinjeve ne nevoje dhe orientimin e tyre drejt punesimit.

  • 11150378_933025070083805_4229422864059668892_n

    Bashke per te ardhmen e rinise

    Kongresi Rinor po ndodh tani @Qendra Rinore Tirane: 50+ organizata rinore nga gjithe territori i vendit, te angazhuar ne fusha te ndryshme aktivizmi, bashke sot per te ardhmen e Rinise ne Shqiperi.

Page 1 of 3123