• 11081107_916253845094261_8849981797786365712_n

    World Water Day

  • 11007739_916676458385333_7245649762326906311_n.jpg

    Slam Poetry

    “Slam Poetry” është një lëvizje kulturore mbarëbotërore që bazohet në kombinimin e krijimit poetik origjinal, performimin dinamik dhe ndërgjegjësimin social. Duke besuar se poezia është një formë komunikimi dhe formimi jo vetëm për elitat kulturore, por për të gjithë të rinjtë, Slam Poetry ndodh në një larmi hapësirash; nga kafenetë dhe baret e lagjeve tek skenat me zë të teatrit.

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, të shtunë 21 mars Jonida Beqo (Gypsee Yo) – kampione ndërkombëtare e këtij zhanri – bëri një prezantim të kësaj lëvizje kulturore për të gjithë të rinjtë e Tiranës të interesuar për t’u angazhuar në këtë fushë.

    Poashtu Qendra Rinore do të lançojë në prill një projekt trajnimi për të gjithë të rinjtë e interesuar.

  • Global Money Week (Round 3)

    Global Money Week u përmbyll ditën e enjte, 12 mars, me një workshop interaktiv nga Startup Live Tirana, rreth hapjes së një biznesi prej të rinjve.

  • 1610897_910783238974655_3200717029106259153_n

    Global Money Week (Round 2)

    Round-i i dytë i Global Money Week u zhvillua ditën e mërkurë, 11 mars. Me ndihmën e z. Enkelejd Musabelliu, diskutuam rreth skemave të sigurimeve shoqërore.

  • 1520651_909211159131863_739366561358942766_n

    Ekspozitë e Atelierit të Multimedias

    Mos mungo sot më 14:00 tek Qendra Rinore ku do të bëhet një diskutim rreth ekspozitës së Atelierit të Multimedia-s shoqëruar me një qasje mbi artin bashkëkohor nga Edison Çeraj.

  • DSC_5066

    Global Money Week

    Global Money Week startoi ditën e hënë tek Qendra Rinore e Tiranës me një diskutim interaktiv mes ekspertëve të fushës dhe studentëve në lidhje me financat personale dhe teknologjitë e reja.

    Të mërkurë dt. 11 mars, ora 16:00, vazhdon round-i i dytë i diskutimeve dhe trajnimeve të Global Money Week.

    Tema e rradhës: Skemat e sigurimeve shoqërore dhe përgatitjet për të ardhmen.

    no images were found

  • 10414901_907199155999730_3374414707911987825_n

    Seancë informuese për Organizatat e Shoqërisë Civile

    Kjo seancë informuese menjëherë pas inaugurimit të Qendrës Rinore të Tiranës ka në fokus prezantimin e kësaj hapësire për organizatat e shoqërisë civile. Në tërësi, tek Qendra Rinore mund të organizohen aktivitete prej të rinjve të moshës 15 – 29 vjeç, me në fokus të njëjtën grupmoshë. Të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë online ose mund të paraqiten pranë Qendrës Rinore dhe të plotësojnë formularin dorazi.

    Ndërsa aplikimet janë të hapura edhe për të rinj dhe grupe të rinjsh të kësaj grupmoshe, organizatat e shoqërisë civile janë një partner shumë i rëndësishëm i Qendrës Rinore. Kësisoj, përgjatë seancës informuese u fol në lidhje me strategjinë e këtij bashkëpunimi, si dhe me rregullat themeltare të kësaj hapësire.

    Pas një sesioni diskutimesh, u arrit të ndërtohet një komunikim i shëndetshëm dhe dypalësh midis Qendrës Rinore dhe organizatave partnere.

     

  • 10168152_906249572761355_755067876402666268_n

    Hapet Qendra Rinore e Tiranës!

    5 marsi shënoi hapjen e të parës Qendër Rinore në Tiranë. E lokalizuar tek Rr. e Kavajës, midis Raiffeisen Bank dhe Dhomës së Tregtisë, Qendra Rinore synon kthimin e hapësirave publike tek të rinjtë.

    Qendra Rinore funksionon në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Rinisë dhe në varësi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

    Hapja e Qendrës Rinore të Tiranës u prezantua prej Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, si dhe prej Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj. Të pranishëm, përveç të rinjve të interesuar, ishin ekipet e Qendrës Rinore dhe Shërbimit Kombëtar të Rinisë.

    Përgjatë inaugurimit të Qendrës Rinore, u çel edhe një ekspozitë e kuruar prej studentëve të Multimedias nga Akademia e Arteve.

     

Page 3 of 3123