• 111111111111111

    Shkolla Verore “Bashkëbisedimi Ndërkulturor në Epokën Dixhitale”

     

    Cfarë është “Bashkëbisedimi Ndërkulturor”?

    “Bashkëbisedimi ndërkulturor është një shkëmbim i hapur dhe në respekt të pikëpamjeve të ndara midis individëve dhe grupeve që u përkasin kulturave të ndryshme i cili çon në një mirëkuptim më të thellë të perceptimit global të të tjerëve” (Këshilli i Evropës, 2014)

     

    Përshkrimi i Aktivitetit

    Shkolla Verore “Bashkëbisedimi Ndërkulturor në Epokën Dixhitale” është një nisëm e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë për Sportin dhe Rininë të Serbisë e mbështetur gjithashtu nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Kjo shkollë verore do të mbledh 17 të rinj shqiptar dhe 17 të rinj serb. Ajo do të zhvillohet në periudhen 26-31 Korrik 2015. Temat kryesore që do të diskutohen në Shkollen Verore do te jenë rreth bashkëbisedimit ndërkulturor dhe sfidave që perballet rinia në ditët e sotme. Kjo shkollë do të jetë një ndërthurje midis aktiviteteve interaktive mbi bashkëbisedimin ndërkulturor, vizitave në vende kyçë të historisë shqiptare dhe vizitave studimore në institucione relevante si Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqënies  Sociale dhe Rinisë dhe Kryeministria.

     

    Organizimi i Shkollës Verore

    Shkolla Verore “Bashkëbisedimi Ndërkulturor në Epokën Dixhitale” do të diskutoj me të rinjtë tema të ndryshme si sfidat që rinia përballet sot, angazhimin e të rinjve në jeten politike dhe sociale, demokracia, zhvillimin e bashkëbisedimit ndërkulturor, dhe çështjet si stereotipet apo paragjykimet. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë vizitojnë Zyren e Kryeministrit dhe të takojnë zyrtarë të lartë shtetëror nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, dhe Kryeministria. Pjesëmarrësit gjithashtu do të njihen me disa vende simbolike të historisë shqiptare, si për shembull Bunkart-in dhe Shtëpinë e Gjetheve në Tiranë.

    Shkolla Verore do ti krijoje mundësinë të rinjve të shkëmbejnë eksperienca dhe ide në promovimin e angazhimit të rinisë në jetë politike dhe sociale të shteteve të tyre. Kjo shkollë do të zhvillojë aftësitë për bashkëbisedim ndërkulturor të pjesëmarrësve dhe do të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve ndërmjet të rinjve shqiptar dhe serb.

     

    Qëllimi i Shkollës Verore

    • Krijimi i urave bashkëpunuese midis të rinjve shqiptar dhe serb
    • Promovimin e aktiviteteve shkëmbyese midis të rinjve
    • Lehtësimin e nismave për projekte bashkëpunuese rinore ndermjet dy shteteve
    • Shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave ndërmjet të rinjve shiptar dhe serb
    • Zhvillimin e aftësive të bashkëbisedimit ndërkulturor të pjesëmarrësve

     

    Pjesëmarrësit duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

    • Të jenë nga mosha 18-26 vjeç;
    • Të jenë aktivist ose të interesuar në çështjet rinore;
    • Të zotërojnë gjuhën angleze në një nivel mbi mesatar;
    • Të kenë interes për temat që lidhen me bashkëpunimin ndërkulturor.

     

    Çfarë ofron Shkolla Verore?

    • Njohjen me traditat dhe kulturën shqiptare e serbe
    • Vizita në institucione shtetërore si Kryeministria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
    • Njohjen me disa vende simbolike të historisë shqiptare si Bunkart dhe Shtepia e Gjetheve
    • Mundësinë për të zgjeruar rrjetin tuaj të kontaktit
    • Shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave me të rinj të tjerë
    • Njohjen me politikat rinore në shqipëri dhe serbi

     

     

    *Për të hapur aplikimin ju duhet të zotëroni një adresë e-mail gmail.

     

    Link-u i aplikimit:

    https://docs.google.com/forms/d/1uVment4iZqIE75p_hpGQ6stRBoDy-Ns2H1ejW1UQ17E/edit

     

    Apliko TANI! Afati i fundit për aplikim është data 17 Korrik

1 Comment

  1. klodiana says: July 9, 2015 at 12:04 pmReply

    pershendetje! jam Klodiana dhe kam nje pyetje lidhur me pjesen e cmimit per te marre pjese ne kete shkolle : sa mund te kushtoje kjo shkolla verore dhe per sa kohe eshte?