• kujtimet

    EXPO ‘MEMORIES’ – Rubin Kadiu

    Ekspozite personale me piktura. Qellimi i aktivitetit eshte te mbledhe artedashes dhe punet e ekspozuara te nxisin risi ne artin bashkekohor. Priten pyetje dhe diskutime mbi temen e ekspozites si dhe mesazhin qe percjell. Nxitje per te sjelle risi te vazhdueshme ne artin bashkekohor si dhe inkurajim per artistet e rinj ende te pashfaqur.

  • rrefim

    EXPO: Rrëfim me Ngjyra

    Aktiviteti synon ne promovimin e punimeve vizuale (pikturë dhe grafikë) te piktores jo – profesioniste Emona Ferhati. Përveçse promovimin specifikisht të punës së piktores, aktiviteti do të synojë në përgjithësi në promovimin e punimeve te artistëve jo – profesionistë, duke e vendosur theksin në faktin që shprehja artistike është universale dhe jo domosdoshmërisht monopol i profesionistëve të një fushe të caktuar, duke synuar të inkurajojë shprehjen artistike të të rinjve, Ekspozita do të përbëhet nga 50 punimet më të mira të punuara përgjatë 10 viteve te fundit, kryesisht punime vaji dhe grafike, realizuar me teknika te ndryshme.

  • _MG_7156

    Ekspozita “Self-Expression”

    Nga hapja e ekspozitës “Self-Expression”. Kjo ekspozitë lindi nga dëshira për të përfshirë artistë të rinj, shumë prej të cilëve janë ende të panjohur në botën artistike shqiptare.
    Ekpozimet e “Self-Expression” vërtetojnë se me pak hapësira rinore e dedikim, mund të jemi duke dëshmuar një të ardhme me shpresë për artin në vendin tonë.
    Ekspozita do të jetë e hapur tek Qendra Rinore e Tiranës çdo ditë deri më 12 qershor.