• 10452312_958532310866414_7304364302902771758_n

    Qendra Rinore e Tiranës prezanton: Girls Leading Our World (GLOW)

    Më 12 qershor organizuam ‪#‎GLOW‬ (Girls Leading Our World) tek Salla Liria, Qyteti Studenti.
    Një nga projektet më të suksesshme të ndërmarra prej Zonjës së Parë, Michelle Obama, GLOW synon fuqizimin dhe trajnimin në lidership për vajzat. Konteksti i vështirë patriarkal shqiptar e bën edhe më të rëndësishme ndërmarrjen e një nisme të tillë.
    Përgjatë aktivitetit u çertifikuan si trajnuese të reja të GLOW 40 vajza nga gjimnazet e Tiranës, pas më shumë se 1000 orë trajnimesh të shtrira në muajt e fundit. Pjesëmarrës në çertifikimin e brezit të parë të vajzave GLOW ishin edhe përfaqësues të Shërbimit Kombëtar për Rininë dhe Peace Corps, të cilët ishin bashkëpunëtorë perfektë në realizimin e projektit.


    GLOW u përshëndet edhe nga Dr. Ariel Ahart, bashkëshortja e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu.


    GLOW rikthehet në shtator për të mbrujtur brezin e dytë të vajzave që udhëheqin botën tonë.

    Kronika mbi aktivitetin: https://www.youtube.com/watch?v=f7Kic8Stw1s

  • glowposter

    Qendra Rinore e Tiranës prezanton: GLOW

    Ditën e premte, dt. 12 Qershor

    Ora 10:00

    @Salla “Iliria” (Qyteti Studenti)

    Qendra Rinore Tiranë, degë e Shërbimit Kombëtar për Rininë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me American Peace Corp dhe Ambasadën Amerikane, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ju fton në aktivitetin për certifikimin e trajnerëve GLOW Tirana.

    Misioni i GLOW Albania është “Të zhvillojmë potencialin e lindur të vajzave në Shqipëri duke u dhënë atyre aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u shndërruar në lidere aktive të komuniteteve të tyre”.

    Gjatë kësaj periudhe 10-javore të organizimit dhe drejtimit në klubet GLOW, janë përfshirë 40 vullnetare që kanë investuar mbi 1000 orë në shërbim të vajzave në 14 shkolla publike të Tiranës, mosha 14-18 vjeç.

    Ky aktivitet do të mbahet të premten 12 qershor, në orën 10:00 AM, Salla Iliria, Qyteti Studenti me pjesëmarrjen e veçantë të Dr. Ariel Ahart, eksperte në fushën e Shëndetit Publik dhe bashkëshortja e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri.