• DSC_4033

    TAKIM ME PUNONJËSIT DHE DREJTUESIT SOCIALË @QENDRA RINORE

    Ditën e premte Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizoi tek Qendra Rinore e Tiranës një takim me punonjësit dhe drejtuesit socialë.
    Përgjatë diskutimit, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, theksoi:

    “Dhuna ndaj përfituesve nuk duhet të ekzistojë në institucionet tona të përkujdesit shoqëror, në asnjë lloj forme që të shfaqet. Dhuna nuk tolerohet! Personeli i institucioneve që sot e tutje do të testohet, vëzhgohet e monitorohet në 24 orë nëpërmjet mekanizmave të inspektimit të shërbimit shoqëror, të cilët do të marrin masa të menjëhershme për reagim ndaj çdolloj evidentimi të situatave të ndryshme problematike, të ngjashme me ato të një jave më parë.

    Personalisht do të ndëshkoj rëndë çdo akt të tillë dhune dhe do të dërgoj në ndjekje penale çdo personel apo drejtues që neglizhon situata të tilla. Do të dërgoj pranë organeve të hetuesisë edhe çdo punonjës apo dëshmitar prej tyre, që nuk denoncon në kohë reale situata të tilla të papranueshme dhune. Le të jetë e qartë për të gjithë: nuk ndëshkohet penalisht vetëm personi që ushtron dhunë, por edhe personi apo personat që janë dëshmitarë të dhunës dhe nuk e raportojnë atë. Ajo që ndodhi në Shkodër le të jetë një ngjarje që të na bëjë të gjithëve të mendojmë se sistemi ka nevojë shumë për ndërhyrje.

    Ka nevojë shumë për ristrukturim, ka nevojë shumë për reformë të thellë. Ajo që ndodhi dhe që e panë njerëzit në televizion shqetësoi padyshim çdo prind dhe çdo qytetar të këtij vendi.”

     

  • DSC_0982

    Talk to Her: Dare to be inspired by real voices

    “Talk To Her”, është një aktivitet i ideuar në kuadër të shkollës verore “Make it Possible” mbi Objektivat e Mijëvjeçarit. Ky aktivitet kishte si qëllim të sillte në vëmendjen e të rinjve dy nga Objektivat e Mijëvjeçarit që janë: Barazia Gjinore dhe Fuqizimi i Femrave. Për këtë ishin të ftuara tre femra të guximshme në një bashkëbisedim të hapur ku të rinj të moshave të ndryshme patën mundësinë të dëgjonin tre histori suksesi krejt unike dhe shumë frymëzuese.

    Të ftuarat ishin:

    Znj. Jonida Beqo, aktualisht Drejtoreshë e Qendrës Rinore Tiranë dhe një kampione e skenave për poezinë e performuar/slam poetry.

    Znj. Bonnie Scott, ish- businessëomen e sukseshme amerikane, tashme vullnetare e Peace Corps.

    Znj. Juliana Sinanaj, Drejtoreshe e NGO “Nerez dhe Ide”, ka kontribuar me anë të projekteve për probleme të ndryshme sociale, ku midis të tjerave dallojmë pershirjen e grave në fusha të ndryshme të jetës si dhe angazhimin aktiv të të rinjve.