• DSC_4033

    TAKIM ME PUNONJËSIT DHE DREJTUESIT SOCIALË @QENDRA RINORE

    Ditën e premte Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizoi tek Qendra Rinore e Tiranës një takim me punonjësit dhe drejtuesit socialë.
    Përgjatë diskutimit, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, theksoi:

    “Dhuna ndaj përfituesve nuk duhet të ekzistojë në institucionet tona të përkujdesit shoqëror, në asnjë lloj forme që të shfaqet. Dhuna nuk tolerohet! Personeli i institucioneve që sot e tutje do të testohet, vëzhgohet e monitorohet në 24 orë nëpërmjet mekanizmave të inspektimit të shërbimit shoqëror, të cilët do të marrin masa të menjëhershme për reagim ndaj çdolloj evidentimi të situatave të ndryshme problematike, të ngjashme me ato të një jave më parë.

    Personalisht do të ndëshkoj rëndë çdo akt të tillë dhune dhe do të dërgoj në ndjekje penale çdo personel apo drejtues që neglizhon situata të tilla. Do të dërgoj pranë organeve të hetuesisë edhe çdo punonjës apo dëshmitar prej tyre, që nuk denoncon në kohë reale situata të tilla të papranueshme dhune. Le të jetë e qartë për të gjithë: nuk ndëshkohet penalisht vetëm personi që ushtron dhunë, por edhe personi apo personat që janë dëshmitarë të dhunës dhe nuk e raportojnë atë. Ajo që ndodhi në Shkodër le të jetë një ngjarje që të na bëjë të gjithëve të mendojmë se sistemi ka nevojë shumë për ndërhyrje.

    Ka nevojë shumë për ristrukturim, ka nevojë shumë për reformë të thellë. Ajo që ndodhi dhe që e panë njerëzit në televizion shqetësoi padyshim çdo prind dhe çdo qytetar të këtij vendi.”

     

1 Comment

  1. Suela Uruci says: July 11, 2015 at 9:09 pmReply

    Jam e interesuar te jem ne takimin :
    https://www.facebook.com/events/1628322250746977/?ref=1&action_history=%5B%7B%22surface%22%3A%22permalink%22%2C%22mechanism%22%3A%22surface%22%2C%22extra_data%22%3A%5B%5D%7D%

    Julutem si mund te me ndohmoni per aplikimin pasikam disa dite qe po pyes per te por akoma skam marre nje pergjigje.
    Faleminderit dhe jam ne pritje te pergjigjes suaj.
    Suela Uruci